Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Në Angli e bëjnë të KRYER, ja çfarë ka vendosur trajneri për Armando Brojën

Shkruar nga NEWSPORT
Në Angli e bëjnë të KRYER, ja çfarë ka vendosur
Armando Broja

Everton do të përballet ditën e sotme në transfertë me Arsenal për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Premier League. Ndeshja që do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, nis në orën 16:00.

Një ndeshje speciale pasi tashmë i gatshëm është edhe Armando Broja. Sipas mediave angleze, trajneri i Everton, Sean Dyche ka vendosur për formacionin titullar, por Broja pritet ta nisë nga stoli.

Edhe pse sulmuesi i Kombëtares shqiptare është në formë të mirë, duket se Dyche nuk e dëshiron ndihmën e tij nga minuta e parë. Mediat angleze e projektojnë yllin shqiptar në stol.

Formacioni i mundshëm: Pickford; Young, Tarkowski, Branthwaite, Mykolenko; Gueye, Mangala; McNeil, Doucoure, Ndiaye; Calvert-Lewin.

Stoli i mundshëm: Virginia, Coleman, O'Brien, Keane, Patterson, Harrison, Lindstron, Beto, BROJA.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga