Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Ndeshje e re, “zakon" i vjetër, Armando Broja merr “goditjen” e radhës nga trajneri i Burnley (FORMACIONET E MUNDSHME)

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshje e re, “zakon" i vjetër, Armando Broja merr
Armando Broja dhe Scott Parker

Paraqitja e mirë kundër Anglisë, ndonëse zgjati pak minuta, pasi sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja e la fushën me barela, u duke se dha “sinjale” pozitive te trjaneri i Burnley Scott Parker.

Ky i fundit në pronocimin para ndeshjes me Chelsean, e konsiderojë shqiptarin si lojtar të kalibrit të lartë. Por situata vazhdon të jetë e “mjerë” për Brojën. Në duelin ndaj ish-klubit të tij (Chelsea), 24-vjeçari nuk e nisi titullar, por luajti vetëm 18 minuta.

Të njëjtin fat me shumë gjasa do të ketë edhe në përballjen e nesërme karshi Brentford në transfertë, java e 13-të, Premier League. Mediat angleze kanë publikuar ditën e sotme formacionet e mundshme, ndërsa emri i Brojës nuk gjendet asgjëkundi si titullar.

Vlen të përmendim se ai (Broja) u ble nga Burnley në merkaton e verës për 23 milionë euro nga Chelsea, por deri në këtë fazë të sezonit nuk e ka nisur kurrë si startues në Premier League.    

Ndeshje e re, “zakon" i vjetër, Armando Broja merr
Formacionet e mundshme Brentford - Burnley


   

Poll

Lexo gjithashtu