Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Mo Salah në dalje, Liverpool gjen pasuesin e egjiptianit në Gjermani

Shkruar nga NEWSPORT
Mo Salah në dalje, Liverpool gjen pasuesin e egjiptianit në Gjermani
Mohamed Salah

Mohamed Salah do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni, teksa te Liverpool kanë gjetur edhe zëvendësuesin e egjiptianit. Sipas “SkySport”, Yan Diomande është emri më i lakuar në “Anfield”.

Mo Salah në dalje, Liverpool gjen pasuesin e egjiptianit në Gjermani
Yan Diomande

Sulmuesi që po bën “namin” me Leipzig në Bundesligë, pëlqehet shumë edhe nga trajneri Arne Slot. Megjithatë, 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka kontratë me klubin e RedBull deri në vitin 2030 dhe vlerësohet jo pak, por 75 milionë euro.

Tashmë, Liverpool duhet të vendosë, nëse do të shpenzojë miliona euro për Diomande, i cili ka fituar interes të gjërë në futbollin evropian.

Këtë sezon 19-vjeçari ka luajtur 32 ndeshje me fanellën e Leipzig. Si sulmues krahu, ai ia ka dalë që të shënojë 13 gola dhe të asistojë në 8 të tjerë, duke qenë protagonist absolut i ekipit.

Poll

Lexo gjithashtu