Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Luftë” në Premier League, Manchester United dhe Chelsea protagonistët kryesorë (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
“Luftë” në Premier League, Manchester United dhe Chelsea
Serhou Guirassy

Sapo jemi futur në muajin dhjetor dhe klubet kanë nisur të mendojnë për merkaton e dimrit. Dy prej tyre janë Manchester United dhe Chelsea, të cilët kanë “piketuar” të njëjtin objektiv.

Bëhet fjalë për Serhou Guirassy. Sulmuesi 29-vjeçar nga Guinea është një dëshirë e madhe për dy klubet angleze. Pikërisht performancat e tij, kanë sjellë një interes të madh nga dy “big-ët” e Premier League.

Megjithatë, problem për këtë transferim bëht kontrata që Guirassy ka me Borussia Dortmund, e cila përfundon në qershor të vitit 2028. Në këto kushte, klubi gjerman s’do e lëshonte sulmuesin pa një ofertë mbi 60 milionë euro.

Pritet të shihet nëse United dhe Chelsea e kanë ndarë mendjen për sulmuesin, për t’i ofruar Dortmundit një shumë të tillë.

Poll

Lexo gjithashtu