
Liverpool ka ende shanse për të fituar të gjitha kompeticionet në të cilat aktivizohet. Janë gjithsej 4 turne, ku “The Reds” mund të shpallen fitues.
Nën drejtimin e ish-it Jurgen Klopp, klubi anglez sezonin e kaluar arriti në pozita të favorshme nëpër evenimente. Pas fitores ndaj Zhegrovës ka folur kapiteni holandez i klubit të kuq. Për Virgil Van Dijk, ekipi ka qetësinë që i duhet për të shkuar drejt trofeve.
“Duhet të mësoni nga momentet e vështira. Shumë nga djemtë në dhomën e zhveshjes e kanë përjetuar eksperiencën e vitit të kaluar dhe kjo duhet t’ju bëjë më të mirë,.
Po shikoj ekipin që është shumë i qetë. Stërvitemi çdo ditë dhe përgatitemi çdo ndeshje. Ky është qëllimi. Të hysh në çdo ndeshje me mentalitetin për ta fituar”, u shpreh Van Dijk.