Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Largimi i Ruben Amorim, edhe ish-trajneri i Barçës në listën e Manchester United

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i Ruben Amorim, edhe ish-trajneri i Barçës në
Xavi Hernandez

Manchester United është aktualisht pa trajner. Ditën e djeshme u largua nga “Djajtë” e kuq Ruben Amorim. Portugezi u largua pas disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit për merkaton dhe afrimet dhe në të tillë situatë, palët vendosën të ndajnë rrugët.

Por tashmë ka nisur të flitet për emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë. Një prej tyre që ka dalë së fundmi është edhe ish-timoneri i Barcelonës. Bëhet fjalë për Xavi Hernandez.

45-vjeçari aktualisht është pa një ekip dhe mundësia për të marrë në dorë “frenat” e anglezve është reale. Ndërkohë përveç Hernandez, siç dihet Eddie Hoëe, Thomas Tuchel, Julian Nagelsmann, Mauricio Pochettino, Kieran McKenna, Michael Carrick, Roberto De Zerbi, Marco Silva, Gareth Southgate dhe ish-trajnerin e Chelseat, Enzo Maresca, i cili u shkarkua së fundmi.

Poll

Lexo gjithashtu