Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Kap” 100-shen në Premier League, sulmuesi i Manchester City: E kisha vendosur që në ditën e parë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kap” 100-shen në Premier League, sulmuesi i Manchester City: E
Erling Haaland

Premiere League mund të quhet zyrtarisht epoka “e artë” për sulmuesin norvegjez, Erling Haaland. Pasi në 111 ndeshjet e luajtura me fanellën e Manchester Cityt, ai ka arritur të shënoj një total prej 100 golash.

Shifër kjo e cila e vendos sulmuesin 25-vjeçar në mesin e qendërsulmuesve më të mirë. Ndërsa goli i 100-të u shënua në sfidën e djeshme mes Manchester Cityt e Fulham, e cila u mbyll me rezultatin 5-4.

Për këtë arritje ka folur edhe sulmuesi norvegjez, i cili thotë se ky total në Premier League ka qenë synimi i tij që nga dita e parë. Por ka pranuar gjithashtu edhe se është pak i habitur me veten pasi kjo ndodhi shumë shpejt.

 “Shënimi i 100 golave në Premier League për Manchester City-n ishte një objektiv që unë e kisha vendosur që në ditën e parë. Por ta arrija kaq shpejt, nuk e prisja. Tani që ka ndodhur, jam shumë krenar. Është një arritje e jashtëzakonshme. Mendoj se kur të mbyll karrierën dhe të rikthehem pas kësaj ndeshjeje, do të jetë një moment i paharrueshëm dhe një ndeshje që do ta mbaj mend për gjithë jetën”, është shprehur sulmuesi.

Rikujtojmë se Erling Haaland u bë pjesë e Manchester Cityt në 1 korrik të vitit 2022 dhe ka një kontratë e cila i skadon në 30 qershor të vitit 2034.

Poll

Lexo gjithashtu