
Stadiumi "Old Trafford"
Sikur të mos mjaftonte situata në aspektin futbollistik, te Manchester United është krijuar një problem i ri. Gjatë inspektimeve të fundit shëndetësore, në stadiumin “Old Trafford” janë gjetur jashtëqitje minjsh.
Si rezultat, klubit do t'i jepet një vlerësim higjienik. Jashtëqitjet e miut u gjetën në disa vende të stadiumit, duke përfshirë këtu edhe një kioskë ushqimesh dhe pijesh.
Drejtuesit e Manchester United janë vënë në lëvizje menjëherë. Në bashkëpunim me Bashkinë, kryesia e “Djajve të Kuq” pritet të marrin masa mbi ketë çështje të sikletshme dhe delikate.
Poll