Granit Xhaka
Sfida e djeshme mes Manceshter City dhe SunderLand u mbyll me rezulatin, 3-0. Përballje e cila u luajt në “Etihad Stadium” dhe ishte e vlefshme për raundin e 15-të të Premier League.
Rezultat jo i kënqashëm ky për Sunderland, ekipin për të cilin luan edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. Pas humbjes 33-vjeçari ka postuar një foto në rrjetin e tij social “Instagram”, të cilën e ka shoqëruar me përshkrimin: “Nuk ishte rezultati që synonim, por tani fokusohemi te ndeshja e radhës”.
Duke lënë anash humbjen e djeshme, “Macet e Zeza” tashmë fokusin duhet ta drejtojë tek derbi i radhës. Përballja mes Sunderland dhe NewCastle do të luhet më 14 dhjetor në orën 15:00.
View this post on Instagram
Poll
