Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

"E treta e vërteta", Atletico rrit ofertën për Alvarez, argjentinasi drejt La Liga

Shkruar nga NEWSPORT
"E treta e vërteta", Atletico rrit ofertën për Alvarez,
Julian Alvarez

Julian Aalvarez është shumë afër largimit nga Manchester City. Argjentinasi kërkon të jetë protagonist në sezonin e ri dhe në këtë mënyrë tenton laargimin nga “Qytetarët”.

Chelsea, Arsenal, PSG dhe Atletico Madrid janë në garë për shërbimet e tij. Spanjollët janë skuadra që këmbëngulin më shumë për kampionin e botës. Në këto kushte kanë bërë ofertën e 3-të për të.

Fillimisht ofruan 60 milionë euro, më pas 70 milionë euro, oferta këto të refuzuara nga anglezët. E treta e vërteta nga spanjollët, të cilët këtë herë kanë ofruar 80 milionë euro. Shumë kjo që duket se është pranuar nga drejtuesit e Cityt.

Palët vazhdojnë intesivisht bisedimet mes tyre për të konkretizuar këtë operacion. Shumë shpejt pritet të zbulohet edhe e ardhmja e argjentinasit. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga