Tottenham - Leeds United
Tottenham është rikthyer sërish në “ujëra të trubullta”, pavarësisht se vinte nga dy fitore radhazi në Premier League. Në javën e 36-të, “Gjelat” londinez nuk shkuan më shumë se barazim 1 – 1 karshi Leeds United.
Pjesa e parë nuk kishte shumë “histori”, e mbyllur 0 – 0. Në minutën e 50-të, Tel kaloi në avantazh Tottenham, por ata nuk mundën ta mbronin epërsinë. Sulmuesi Clavert-Lewin barazoi shifrat në minutën e 74-të përmes penalltisë, 1 – 1.
Në fundin e takimit, pati pretendime për penallti nga Tottenham, por që mbetën të tilla. Me këtë barazim, Tottenham grumbullon 38 pikë, 2 pikë larg rënies nga Premier League.
103'- Pretendimet për penallti nga Tottenham
Poll
