Mohamed Salah njoftoi pak javë më parë se do të shkëputej përfundimisht nga Liverpool në fund të këtij sezoni, vendim ky i formës së prerë pasi për sulmuesin ka lindur nevoja për të provuar një tjetër eksperiencë jashtë Anglisë.
Së fundmi, është përfolur për një “keqkuptim” në distancë që dyshohet se ka ndodhur mes tij dhe trajnerit Arne Slot pasi egjiptiani është “ankuar” për standardet tek skuadra, diçka që sipas tij ka ndikuar edhe në performancën në fushën e lojës.
Mirëpo, duket se tekniku holandez, e ka gjetur dhe një mënyrë epike s’i t’u përgjigjet këtyre komenteve.
“I jap të drejtë që standardet janë të nevojshme për një klub. Por, këto standarde nuk janë të rëndësishme vetëm në palestër. Duhet t’i shohësh edhe në fushë. Më kupton çfarë dua të them? Nuk kam dëgjuar askund që niveli nuk është aty ku duhet. Nëse ai mendon se kemi humbur pikë për shkak të kësaj, kjo është çështje që nuk më shqetëson”, shpjegoi Slot.
Kujtojmë se 1 orë më vonë Liverpool do të luajë një tjetër ndeshje të rëndësishme përballë Chelseat dhe një fitore do t’i siguronte edhe matematikisht kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.
