Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ 2 gola dhe një i anulluar me VAR, Liverpool dhe Chelsea ndajnë pikët

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola dhe një i anulluar me VAR, Liverpool dhe Chelsea ndajnë
Liverpool - Chelsea


Liverpool dhe Chelsea kanë barazuar 1-1 në javën e 36-të të Premier League. Të besuarit e trajnerit Arne Slot shënuan të parët në minutën e 6-të të takimit, duke krijuar idenë se gjithçka do të ishte e lehtë për "The Reds".

Mirëpo, kundërpërgjigjia e londinezëve vjen në minutën e 35-të falë golit të Enzo Fernandez. Në fraksionin e pjesës së dytë, miqtë gjetën avantazhën përmes Palmer, por goli i tij në të 49-tën minutë u anullua për pozicion të parregullt.

Kështu, me këtë rezultat u mbyllën 90 minutat, duke bërë që skuadrat të ndajnë pikët. Liverpool shkon në kuotën e 59 pikëve në vendin e 4-të, ndërsa Chelsea pozicionohet i 9-ti në klasifikim me 49 pikë në total. 

 

Liverpool 1-1 Chelsea (Gravenberch 6'/ Enzo Fernandez 35')

Goli i Gravenberch (Liverpool 1-0 Chelsea)

Goli i Enzo Fernandez (Liverpool 1-1 Chelsea)

Poll

Lexo gjithashtu