Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Vendi në Champions s’është i “vulosur”, trajneri i Liverpool besimplotë: Jam 100% i sigurt që do të...

Shkruar nga NEWSPORT
Vendi në Champions s’është i “vulosur”,
Arne Slot

Liverpool nuk e ka ende të sigurt një vend në Champions League, pasi barazimit përballë Chelseat me shifrat 1-1 i prishi shumë punë.

Megjithatë, trajneri Arne Slot është shfaqur besimplotë, duke u shprehur se objektivi mund të arrihet vetëm duke parë “punët e veta”, pa marrë parasysh rezultatet e të tjerëve.

“Jam 100% i bindur se do të jemi një ekip ndryshe sezonin e ardhshëm. Objektivi ynë aktual është për të arritur kualifikimin në Champions League për një sezon të dytë radhazi. Mënyra më e mirë për ne që të sigurohemi që kjo të ndodhë, është duke i hequr rezultatet e të tjerëve nga ekuacioni duke u kujdesur për punët tona.

Fati ynë është në duart tona, nuk kemi nevojë të mbështetemi te askush tjetër ose të shpresojmë se fati mund të komplotojë në favorin tonë. Thjesht duhet ta kryejmë punën. Mund t’ju siguroj se performancat dhe rezultatet do të përmirësohen”, tha Slot.

Poll

Lexo gjithashtu