Phil Foden & John Stones
John Stones do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se mbrojtësi 31-vjeçar dhe klubi anglez, do të mbyllin bashkëpunimin në fund të sezonit.
Kontrata e Stones përfundon pikërisht këtë qershor dhe nuk do të ketë rinovim. Kështu, qendëmbrojtësi i përfaqësueses së “3 Luanëve”, do të jetë okazion për shumë klube, të cilat duan të përforcojnë repartin difensiv.
Kujtojmë se City e bleu Stones në verën e vitit 2016 nga Everton për shumën e 55.6 milionë eurove. Me klubin nga Manchester, mbrojtësi ka 292 ndeshje si dhe ka fituar 18 trofe.
View this post on Instagram
Poll
