
Cristhian Mosquera
Arsenali ka përforcuar repartin difensiv me një transferim nga La Liga. Bëhet fjalë për Cristhian Mosquera i cili do të largohet nga Valencia për t’u bërë pjesë e “topçinjvje”.
Siç konfirmon Fabrizio Romano, Arsenali ka arritur marrëveshjen me spanjollët për të transferuar mbrojtësin për 15 milionë euro plus bonsuet. Një lajm aspak i mirë ky për Interin.
Cristhian Mosquera ishte gjithashtu një objektiv i zikaltërve në merkato, i cili tashmë po shkon drejt Londrës. Mbrojtësi 21-vjeçar pritet që këtë javë të paraqitet në ambientet e Arsenalit për vizitat mjekësore.
View this post on Instagram
Poll