
Kyle Walker-Peters
Pasi i ka përfunduar kontrata me Southampton, Kyle Walker-Peters aktualisht është lojtar i lirë. Mbrojtësi i djathtë 28-vjeçar ishte shumë pranë kalimit te Besiktasi, por marrëveshja u mbyll.
Nuk ka zgjatur shumë dhe Walker-Peters ka gjetur klubin e tij më të ri. Siç ka raportuar Fabrizio Romano, mbrojtësi 28-vjeçar do të mbetet në Premier League dhe do të vazhdojë karrierën e tij tek West Ham.
Walker-Peters do të firmosë një kontratë deri në qershor të vitit 2028 me “Çekiçët”. Besiktas njoftoi ditën e djeshme se ka ndërprerë negociatat me Walker-Peters, për shkak se ky i fundit kishte shtyrë sërish vizitat mjekësore.
View this post on Instagram
Poll