
Alexander Isak është një nga lojtarët e shumë kërkuar në çod merkato. Futbollisti është një pikë kyçe te Newscastle dhe paraqitjet e tij me anglezët kanë tërhequr edhe vëmendjen e disa klubeve “big”.
Për suedezin janë në garë skuadra si Arsenali, Chelsea, Liverpool, PSG, Real Madrid dhe Barcelona, të cilët do të bëjnë mes tyre llogaritë për shërbimet e Isak. Duke parë interesimet e shumta, drejtuesit e Newcastle dëshirojnë sigurisht të mbushin “arkat” me të.
Kështu i kanë vendosur një çmim dhe çdo ekipe që do të tentojë për të tranferuar suedezin, fillimisht duhet të paguajë 150 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, e cila sigurisht përligje dhe talentin e futbollistit.
Kujtojmë se në këtë sezon me Newcastle, Isak ia ka dalë të shënojë 12 gola në 19 ndeshje. Gjithashtu ka dhënë edhe 4 asiste, ndërkohë ka kontratë të vlefshme me anglezët deri në qershor të vitit 2028.