Ajo që nuk po ndodh te Kombëtarja, mund të finalizohet te ekipi i Burnley, sulmeusit Armando Broja dhe Anis Mehmeti në një ekip. Ky është raportimi i fundit nga mediet britanike (Sports Casting Bets).
Skuadra e Burnley ndodhet në një moment të vështirë në Premier League, teksa grumbullonë 10 pikë pas 12 javësh, të parafundit në tabelë.
Edhe pse në kontigjent ka alternativa, nuk po japin rezultat, ku njëri ndër ta është edhe anësori shqiptar Armando Broja. Klubi është i gatshëm të sjell risi në merkaton e janarit, me qëllim për të kapërcyer rënien nga elita e futbollit anglezë, e ku Mehmeti po shqyrtohet si opsioni i duhur.
Kartoni i sulmuesit të Bristol City arrin deri në 9 milionë euro sipas “Transfermarkt”. Mehmeti ka shënuar këtë sezon me Bristol 5 gola dhe ka asistur në 6 raste përgjatë 16 ndeshjeve në Championship.
Kreativiteti i Anisit pëlqehet tej mase te Burnley sipas burimit të mësipërm, ama deri tani nuk ka pasur hapa konkret. Një tjetër ekip që po përflitet për të siguruar shërbimet e Mehmetit është edhe Leeds United, sërish nga Premier League.
