E ardhmja e Erik ten Hag pas paraqitjeve të fundit me Manchester United tashmë është vënë seriozisht në dilemë. Madje është në “fije të perit”, pasi drejtuesit sipas mediave britanike kanë “pikasur” edhe zëvendësuesin e tij.
Barazimi ndaj Aston Villës në fundjavë ka lëkundur fort stolin e holandezit, i cili po vendos rekorde negative në drejtimin e “Djajve”. Në këto kushte “kupa” e drejtuesve është mbushur dhe emri që perflitet se do të zëvendësojë Ten Hagun nëse largohet është një trajner i njohur.
Bëhet fjalë për Thomas Tuchel, i cili kryeson listën. Madje krerët e klubit kanë nisur bisedimet mes tyre për të gjetur një marrëveshje për të marrë në dorë “frenat” e anglezve. Nëse palët bien dakort mes tyre Tuchel do të rikthehej në Premier league, teksa në të kaluarën ka drejtuar Chelsea.