Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Duhet të largohen 10-15 futbollistë”, Wayne Rooney: Më dhemb kur shikoj United në këtë gjendje, të merret përgjegjësi

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të largohen 10-15 futbollistë”, Wayne Rooney:
Wayne Rooney

Ky sezon për Manchester United është një dështim total. “Djajtë” janë aktualisht në vendin e 13-të në klasifikim, duke grumbulluar 37 pikë pas  29 ndeshjesh.

Në lidhje me situatën te anglezët ka folur Wayne Rooney. Ky i fundit shpreh keqardhjen për ish-ekipin e tij, ndërsa nënvizon se në merkaton e verës duhet të bëhen ndryshime të mëdha.

Madje sipas 39-vjeçarit duhet të largohen 10-15 lojtatë, të cilet aspak nuk e ndjejnë fanellën dhe nuk bëjnë asgjë për të rikthyer ekipin te rezultatet pozitive.

“Unë mendoj se 10-15 lojtarët duhet të largohen nga Manchester United këtë verë, nevojiten ndryshime masive… .

Atje  askush nuk po merr përgjegjësinë në skuadër. Unë do të mbaja Brunon dhe Kobbie Mainoo.

Ekziston një culture e pashpjegueshme në klub ku është shumë e lehtë të humbasësh ndeshjet dhe pastaj lojtarët dalin dhe thonë, “në sfidën tjetër”, dhe gjithë ato mbeturina, thjesht duhet të tregohet pak karakter dhe lufto në fushë.

Dhemb, pasi kam  kaluar kaq shumë vite te United, dua që skuadra të jetë mirë, i kam fëmijët e mi në akademi dhe më dhemb duke i parë ata”, tha Rooney.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga