Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Do të luajë derbin e parë, Amorim: Ekipet nuk po kalojnë moment të mirë. Interesi nga City? Nuk ka patur asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
Do të luajë derbin e parë, Amorim: Ekipet nuk po kalojnë
Ruben Amorim

Manchester City dhe Manchester United  do të përballen mbrëmjen e sotme në “Etihad Stadium”, takim që starton në orën 17:30. Një derbi mjaft i luftuar dhe që do të jetë një spektakël i vërtetë.

Në lidhje me këtë përballje ka folur Ruben Amorim. Për të është derbi i parë që do të luajë dhe kërkon 3 pikët. Pavarësisht momentit jo të mirë që po kalojnë ekipet, sërish derbi mbetet derbi.

“Nuk kemi pasur kurrë një bisedë. Ky ishte opsioni im i vetëm. Kur United foli me mua, nuk kisha asnjë dyshim, sepse kisha diçka në mendjen time që mund të ishte një mundësi. Me Manchester Cityn nuk kishte asgjë për këtë. Unë nuk përqendrohem në detaje, thjesht dua të përmirësoj ekipin.

Nuk mund ta jetoj si një derbi normal, siç duhet të jetë aty ku dy skuadra të mëdha luftojnë për titull. Nuk është kështu për momentin. Të dyja skuadrat janë duke vuajtur në këtë moment dhe shpresoj se në të ardhmen mund të ketë atë ndjenjën e vërtetë të një derbi. E di që është shumë e rëndësishme për tifozët tanë, por synimi im tani është të përmirësoj ekipin duke fituar ndeshje. Ne do të përpiqemi ta fitojmë këtë ndeshje”, ka theksuar Amorim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga