
Kyle Walker dhe Jack Grealish
Kyle Walker mund të cilësohet si i larguar nga Manchester City. Vetë mbrojtësi anglez ka shprehur dëshirën për të mbyllur aventurën e tij me “Qytetarët” që këtë merkato janari.
“Dy ditë më parë, Kyle tha se do të shikonte mundësi të ndryshme jashtë Anglisë ku mund të përfundojë karrierën”, ishin fjalët e Guardiolës. Në këtë situatë, shumë ekipe janë vënë në lëvizje.
Një nga skuadrat që është në “Pole-Position” për shërbimet e yllit anglez, është Milan. “Djalli” po kërkon një përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe e sheh 34 vjeçarin si të duhurin.
Interesimin e kuqezinjve nga Milano e ka konfirmuar edhe eksperti, Fabrizio Romano. Tashmë pritet të shihet si do të shkojnë bisedimet mes palëve.
Poll