
Në orën 17:30 të gjithë në Angli do të “mbajnë frymën”. Në “Etihad Stadium” do të luhet një nga derbet më të zjarrta në Premier League.
Manchester City pret rivalin e tyre të përjetshëm, Manchester United për të bërë mes tyre lloigaritë e fitores. Duel ky që premton spektakël dhe do të jetë shumë i luftuar mes 2 ekipeve më me rivalitet në Premier League.
Sfidë e vlefshme për javën e 4-të të kampionatit dhe tashmë trajnerët kanë vendosur edhe për “luftëtarët” e tyre me të cilët do të synojnë fitoren në fushë. Te vendasit do të debutojë Donnarumma.
Gardiani i portës do ta nisë këtë përballje titullarë, teksa do të mbrojtë katërkëndëshin e “qytetarëve” në derbin kundër Uniteds.
Formacionet zyrtare:
Manchester City: Donnarumma, Khusanov, Dias, Gvardiol, O’Reilly, Silva, Rodri, Reijnders, Doku, Haaland, Foden. Trajner: Pep Guardiola
Manchester United: Bayindir, Shaw, De Ligt, Yaro, Dorgu, Ugarte, Fernandes, Mazraoui, Mbeumo, Diallo, Sesko. Trajner: Ruben Amorim