
Në Premier League dita e sotme do të jetë vendimtare, ku do të mësohet edhe skuadra kampione për këtë sezon në Angli. Aktualisht Manchester City kryeson me 2 pikë më shumë se Arsenali, ndërsa sot do të luftojnë në “distancë’ për trofeun.
Skuadra e Mikel Artetës do të presë në “Emirates Stadium” ekipin e Everton, takim që do të startojë në orën 17:00. Ndërkohë paralelisht do të luhet edhe në “Etihad Stadium”, ku Manchester City do të presë West Ham.
Dy ndeshje, të cilat marrin vëmendjen e gjithë tifozëve, por kurioziteti i tyre është të dinë se ku do të jetë trofeu i titullit kampion, në cilin stadium.
Për këtë zyrtarët e Premier League kanë përgatitur dy trofe dhe medalje për të dyja ekipet. Do të ngrihet një podium identik, si dhe do të ketë spektakël fishekzjarresh në të dyja stadiumet. Ndërkohë emri mbi trofe do të gdhendet pasi të shpalllet skuadra fituese.