Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Chelsea nën “presion” edhe nga të tijtë, 3 superyjet e skuadrës kanë kërkesa të reja ndaj klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea nën “presion” edhe nga të tijtë, 3 superyjet
Chelsea

Mesfushorët e ekipit të Chelseas, Enzo Fernandez dhe Moises Caicedo vazhdojnë të jenë shtyllat kryesore të skuadrës, pa lënë në harresë edhe mbrojtësin Levi Colwill, i cili dhe ky i fundit  konsiderohet si një nga projektet afatgjata më të rëndësishme të klubit.

Sipas medias “BBC”, klubin e Chelseas mund ta presin kërkesa të reja nga 3 futbollistët e përmendur. Kërkesa të cilat lidhen me përmirësimin e kushteve të kontratave ekzistuese të tyre.

Ajo që po diskutohet më shumë është se Caicedo, Fernandez po ashtu dhe Colwill kanë shprehur dëshirën për të arrirë një marrëveshje me drejtuesit e klubit lidhur me kushtet personale, duke theksuar edhe rolin e rëndësishëm që ata kanë në skuadër.

Megjithatë, drejtuesit e Chelseat planifikojnë të shtyjnë çdo diskutim formal për kontratat të paktën deri në afatin kalimtar të verës.

Dihet se për “blutë” nuk është koha më e përshtatshme pasi janë nën presion për të respektuar rregullat financiare të UEFA-s, veçanërisht në menaxhimin e faturës së pagave.

Poll

Lexo gjithashtu