
Armando Broja
Chelsea nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim përballë Evertonit të Armando Brojës në transfertë. Ekipet janë ndalur në një barazim të “thatë” pa gola në “Goodison Park”.
Vendasit arritën të mbrohen dhe të marrin një pikë ndaj një kundërshtari që pretendon jo vetëm Europën, por edhe titullin kampion. Nga ana tjetër, një barazim për “Blutë e Londrës” që e mban një pikë larg Liverpoolit kryesues, të cilët kanë dy ndeshje në avantazh.
Mungesa e madhe e Evertonit në këtë takim ishte padyshim Armando Broja që e ndoqi ndeshjen si spektator. Ylli kuqezi nuk ishte pjesë e takimit për shkak se është i huazuar nga Chelsea, gjë që është në rregullat e Premier League.
Poll