Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Besoi te Armando Broja në hapat e parë tek Chelsea, Frank Lampard rikthen pas 25 vitesh skuadrën në elitë

Shkruar nga NEWSPORT
Besoi te Armando Broja në hapat e parë tek Chelsea, Frank Lampard
Frank Lampard, ©BBC

Frank Lampard ka bërë historinë të premten në mbrëmje, duke ngjitur në elitë Coventry Cityn, skuadër e cila do të garojë në Premier League duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Barazimi 1-1 përballë Blacbourn, ka mjaftuar që të besuarit e trajnerit anglez të rikthehen pas 25 vitesh pritje në ndër kampionatet më të forta të Europës. 

Me 86 pikë në 34 javë, skuadra e Lampard ka arsye për të festuar 4 javë para mbylljes së sezonit, duke kryer me sukses objektivin të caktuar që prej ardhjes së tij në stol. Një mrekulli e vërtetë nga ana e 47-vjeçarit, i cili mori "timonin" e skuadrës në vitin 2024  kur ndodhej pozita vërtetë të vështira, e ku rënia nga kategoria ishte vetëm 2 pikë larg. 

Dora e tij magjike duket se ka bërë efekt dhe tifozët kanë shpërthyer në festë pasi skuadra e tyre do të militojë mes më të mirave të Anglisë në edicionin 2026-2027. 

Kujtojmë se Frank Lampard, ish-mesfushori i Anglisë dhe Chelseat, ishte i pari që besoi tek Armando Broja, kur sulmuesi shqiptar ishte në fillimet e veta tek londinezët duke i dhënë hapësira të rëndësishme që shkodrani të shpërthente potencialin e tij. 

Poll

Lexo gjithashtu