Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Artetës nuk i "mjafton" kryesimi: Po bëjmë shumë gjëra siç duhet, por jemi larg perfektes!

Shkruar nga NEWSPORT
Artetës nuk i "mjafton" kryesimi: Po bëjmë shumë
Mikel Arteta

Arsenal do të përballet me Manchester United të dielën, në orën 17:30. Një ndeshje kjo e cila është e vlefshme për javën e 23-të të Premier League.

Ndërsa para duelit që i pret me “djajtë e kuq”, trajneri i Arsenalit Mikel Arteta është pronocuar për mediat ku ka treguar për frymën e cila është brenda skuadrës. Ndër të tjera tekniku i skuadrës ka pranuar se ekipi po bën mjaft mirë dhe synon që të jetë në përmirësim të vazhdueshëm.

Por duke u treguar shumë i sinqertë dhe kërkues me veten me qëllimin që të mos zhgënjejë tifozët të cilët kanë shumë pritshmëri, ai ka deklaruar se për momentin skuadra ndodhet shumë larg perfektes.

“Nuk e di, mendoj se jemi një skuadër që dëshiron vazhdimisht të përmirësohet. Po bëjmë shumë gjëra siç duhet, por jemi larg perfektes. Qëllimi ynë i vetëm është të ruajmë nivelin që kemi arritur dhe të përpiqemi të përmirësohemi sërish”, ka thënë trajneri i Arsenalit.

E sa i takon ndeshjes të së dielës, ku Arsenali është kryesues në klasifikim ka përballë një rival i cili aktualisht ndodhet në vendin e 5-të. Por dëshira e ekipit është që gjithmonë të numërojë vetëm fitoret.

Poll

Lexo gjithashtu