Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Arsenali në vendin e parë, Arteta ia jep meritat Guardiolës: Ai është heroi im!

Shkruar nga NEWSPORT
Arsenali në vendin e parë, Arteta ia jep meritat Guardiolës: Ai
Pep Guardiola dhe Mikel Arteta kur punonin bashkë te City

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka folur së fundmi për “mentorin” e tij, Pep Guardiolën. Ai ka thënë se trajneri i Manchester City ka një ndikim të rëndësishëm në karrierën e tij, duke qenë se kanë punuar bashkë tek “Qytetarët”.

“Ai ishte heroi im si lojtar. Përfunduam duke punuar së bashku dhe duke kaluar njërën nga periudhat më të mira të jetës sime. Dhe sërish, nëse jam ulur në karrigen ku jam sot, është pikërisht falë tij”, ka thënë Mikel Arteta.  

Kujtojmë se spanjolli po bën mjaft mirë me Arsenalin e tij këtë sezon. Ai po udhëheq kampionatin me 26 pikë, 4 më shumë se City i Guardiolës, ndërsa po bën mirë edhe në Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu