
Marc Casado është kthyer në objektivin e Manchester United për merkaton e verës. Mesfushori aktualisht është një pjesë kyçe e Barcelonës dhe paraqitjet e tij me spanjollët kanë tërhequr vëmendjen e anglezve.
Karakteristikat e tij kanë bërë që Ruben Amorim ta shikojë si lojtarin e duhur për mesfushën e “Djajve” dhe skemat e tij. Për këtë arsye, klubi anglez është i gatshëm të bëjë një investim të konsiderueshëm financiar për të siguruar nënshkrimin e mesfushorit spanjoll.
21-vjeçari ka kontratë me Barçën deri në verën e vitit 2028 dhe ka luajtur 33 ndeshje këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë 6 asistime. Ndërkohë spanjollët për të lënë të lirë mesfushorin kërkojnë jo më pak se 80 milionë euro.