
Manchester City arriti të fitonte për herë të 4 rresht titullin kampion në Premier League, duke dominuar edhe këtë sezon ndaj kundërshtarëve. Pep Guardiola i dhuroi kështu “Qytetarëve" trofeun e 10-të, ndërsa kanë fituar 6 nga 7 titujt e fundit në Premier League.
Por përveç shifrave të jashtëzakonshme të Cityt, Guardiola vazhdon të vendosë rekorde. Timonieri spanjoll ka arritur në kuotën 12 kampionateve të fituara në karrierën e tij. Në fakt bëhet fjalë për një karrierë 15 vjeçare, që do të thotë, se në 15 vite si trajner ka arritur të fitojë 12 kampionate.
Këto 12 kampionate përkthehen në 6 Premier League të fituara me Manchester City, 3 La Liga me Barcelonën dhe 3 Bundesliga Bayern Munich. Përveç 3 kampionateve me Barçës, Guardiola ia doli të fitonte edhe 3 Superkupa, 2 Kupa të Mbretit, 2 Champions League, 3 Superkupa Evropiane dhe 3 Kupa të Botës për Klube.
Ndërkohë në vitin 2013-2014 nisi karrierën te Bayern, ku fitoi 3 kampionate rresht dhe 2 Kupa Gjermanie, më pas në 2016 kaloi në Angli. Me Cityn ia doli të fitonte 6 tituj, 4 Kupa të Ligës së Anglisë, 2 Superkupa dhe 2 FA Cup, një numër që edhe këtë vit mund të rritet më tej, pasi “Qytetarët” do të luajnë në finale kundër Manchester United.
Gjithashtu kujtojmë se Guardiola çoi Manchetser Cityn drejt tripletës, teksa sezonin e kaluar fituan Premier League, Champions League dhe Superkupën e Evropës.