Jemi mësuar që në futboll të bëhemi dëshmitarë të golave spektakolarë, por në fushë ekzistojnë dhe golat më të shpejtë që lënë gjurmë në histori. Një skenar i tillë ka ndodhur në kampionatin irlandez, në ndeshjen mes St.Patricks dhe Bohemias, ku protagonist u bë Markuus Strods.
Aksioni i nisur nga këmbët e portierit, e që më pas u pasua me gjoks nga Douglas James Taylor, gjeti Strods në një pozicion të favorshëm për të provuar nga jashtë zonës së rreptësisë dhe gjuajti saktë në këndin e majtë të portës së kundërshtarit duke çuar topin në fundin e rrjetës.
Mjaftuan vetëm 8 sekonda dhe një top që nisi një fluturim në ajër për të "ateruar" më pas brenda rrjetës. Megjithatë, lojtari "fatlum" nuk ia ka dalë që të marrë podiumin si i pari që ka shënuar më shpejt, pasi kryesimin e mban Ricardo Olivera me golin e shënuar pas vetëm 2.8 sekondash në një ndeshje që daton në vitin 1998-të.
An incredible start for Bohemians in Inchicore, who have scored after EIGHT SECONDS ????
— League of Ireland (@LeagueofIreland) April 24, 2026
Markuss Strods with a lovely finish for the visitors. pic.twitter.com/SkhAzweU7t
