Mason Greenwood ka dalë nga akademia e Manchester United ka ngjallur interes. Ai po kalon një rini të rilindur në Francë në rradhët e Marseille.
Nën urdhërat e Roberto De Zerbit, anglezi ka arritur të shënojë 5 herë në 6 takime në Ligue 1. Kjo ka ngjallur interesimin e 2 klubeve gjigande të kontinentit.
Një prej tyre përflitet të jetë Barcelona. Katalanasit nuk do të ishin eksperienca e parë për Greenwood në Spanjë pasi kujtojmë që ai është aktivizuar në formë huazimi tek inferiorët e Getafe.
Tifozët e klubit legjendar francez në fillim nuk ishin dakord me ardhjen e tij në Marseille. Kjo sepse dihet historia e burgimit të tij për arsye dhune në familje. Tani tabloja ka ndërruar anë me anglezin që po fiton zemrat e tyre falë aktivizimit pozitiv.
PSG është klubi tjetër që po monitoron situatën. Madje thuhet se këta të fundit kanë pajtuar skaut për të parë nga afër situatën.
Kur ekipet të përballen në mitikun “Orange Velodrom” në fund të muajit do të ketë një shikim intensiv. Greenwood ka tejkaluar kohërat e vështira dhe tani është i fokusuar vec në futboll.