
Ancelotti - Vinicius
Vinicius me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Brazilit për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Sipas “Glodo” është zbuluar se Carlo Ancelotti ka vendosur të mos e ketë pjesë të grumbullimit të ardhshëm.
Kjo pasi timonieri italian dëshiron që futbollisti i Realit të ketë më shumë kohë për të pushuar, pasi ka patur në sezon të ngjeshur. Një vendim që ka surprizuar të gjithë, duke ditur që Vinicius është një nga liderët e “Seleçaos”.
Ndërkohë një tjetër arsye për mungesën e Vinicius është se braziliani ndaj Kilit nuk do të mund të luajë për shkak pezullimi, ndërkohë Ancelotti nuk dëshiron që ta ketë në ekip vetëm për sfidën me Bolivinë.
Poll