Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Fituan përballë Islandës, Emir Sahiti: Po luftojmë bashkë, synojmë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Fituan përballë Islandës, Emir Sahiti: Po luftojmë
Emir Sahiti

Kosova ka fituar përballë Islandës ndeshjen e parë “play-off” të Nations League, ku po luftohet për një vend në Ligën B. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi 2-1 në favor të dardanëve.

Në përfundim të këtij dueli ka folur sulmuesi i Kosovës, Emir Sahiti. Ky i fundit është shprehur i lumtur për këtë fitore. Ndër të tjera, Sahiti thekson se grupi po lufton fort dhe beson te fitorja në ndeshjen e kthimit.

“Çdo herë kur fitojmë është ndjenjë e mirë për ne dhe për tifozët tanë. Po ndihemi shumë mirë, të gjithë po luftojmë bashkë. Ende nuk është kryer e gjitha, e kemi edhe një ndeshje dhe shpresoj se do t’ju bëjmë krenarë edhe me fitoren e dytë. Kemi një grup shumë të mirë, të gjithë po luajnë në ekipet e tyre, kështu që synojmë të vazhdojmë më fitore dhe t’i bëjmë të gjithë krenarë”, është shprehur Sahiti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga