
Emerson, Jorginho dhe Toloi
Emerson Palmieri është futbollisti më i ri i Marseille. Mbrojtësi 31-vjeçar vendosi që të largohej nga West Ham, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit francez.
Me kubin e ri, mbrojtësi i majtë ka firmosur kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Marseille ka shpenzuar vetëm 700 mijë euro.
Kujtojmë se në të shkuarën, Emerson ka bërë mjaft mirë me Chelsean dhe përfaqësuesen e Italisë. Ai ka fituar Champions League dhe Europianin, pikërisht me skuadrat e lartpërmendura.
View this post on Instagram
Poll