
Ronaldinho, në një intervistë për “L'Equipe”, analizoi sezonin e Paris Saint Germain, ku ishte pjesë midis sezoneve 2001 dhe 2003 dhe gjithashtu foli fjalë të “arta” për Ousmane Dembele.
Braziliani nuk la pa përmendur edhe francezin tjetër Kylian Mbappe. 26-vjeçari po bën një sezon fantastik me ngjyrat e “Galaktikëve”. 45-vjeçari brazilian shprehet se Dembele duhet të konkurojë me Mbappe.
“Dembele? Nuk më pëlqen shumë të bëj krahasime. Unë shikoj mbi të gjitha skuadrat e mia të vjetra dhe ato që ende konkurrojnë në Champions. Ousmane Dembele në PSG më pëlqen shumë, ai ka një stil disi brazilian. Është i paparashikueshëm, shpik, provokon. Ai shpesh është i palexueshëm dhe për më tepër i pandalshëm.
Në garën për “Topin e Artë” do të duhet të konkurrojë, ndër të tjera, me Kylian Mbappe. Francezi ka shënuar 32 gola në këtë sezon në të gjitha garat. Ai është padyshim një nga lojtarët që më pëlqen shumë. Një një mik i madh i imi. Një person që e respektoj për gjithçka që bën në jetë. Jam shumë i lumtur që erdhi për të luajtur në La Liga. Ne kemi pasur të njëjtën trajektore pas Parisit...”, është shprehur brazilani.