Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

VIDEO/ Rivalët e Parisit "masakrojnë" ish-ekipin e Giroud, ekipi i De Zerbit futet në "valle" për titull

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Rivalët e Parisit "masakrojnë" ish-ekipin e Giroud,
Mason Greenwood

Marseille ka fituar me rezultat tenistik kryesfidën e sotme të Ligue 1. Të besuarit e një trajneri me eksperiencë si De Zerbi kanë “masakruar” Montpellier që dikur me Giroud shpallej kampione e Francës.

“5 yllëshi” i marsejezëve u kompletua nga Wahi,Harit, Hojbjerg, Henrique dhe Greenwood që është lojtari më i bujshëm i momëntit tek francezët për arsye të historikut të tij. Ish-i i United ka gjetur vetveten tek qyteti bregdetar ku së bashku me mesfushorin danez, Hojbjerg, ish-i Tottenhamit po marrin përsipër shpresat e Marseille-së për rikthim tek titulli i ligës franceze.

Trajneri italian është shprehur se është ende herët për të folur për trofe, por forma e renditja flasin ndryshe. Ish-ekipi i Lorik Canës është në vend të tretë dhe vetëm një fitore larg, principatës së Monaco-s dhe “të pasurve” të Parisit. Pikërisht ndaj ish-ekipit të Mbappes do të tentohet “shtrimi i rrugës” drejt çmimit të parë, që i mungon prej më se 1 dekade ekipit legjendar.

Goli i Mason Greenwood

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga