Lens
Skuadra e Lens nuk është më një surprizë në krye të Ligue 1.Mbrëmjen e sotme, ata mposhtën Auxerre me rezultatin minimal, por të mjaftueshëm për të fituar 3 pikët e radhës.
Janë 8 ndeshje radhazi që Lens fiton në kampionat, ndërsa pas 18 javësh, ata mbajnë kreun me 43 pikë, 1 më shumë se PSG-ja e yjeve.
Në Ligue, sot fitoi edhe Marseille, 5 – 1 karshi Angers. Në listën e shënuesëve te marsejezëve nuk nuk mungoi as Mason Greenwood, golashënuesi i Ligue 1 me 12 finalizime.
Poll
