
Edon Zhegrova duke festuar me ekipin e Lille
Edon Zhegrova është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Lille, barazoi në shtëpi përballë Nice. Sfida e vlefshme për javën e 34-të të Ligue 1, përfundoi në barazim 2-2.
Zhegrova ishte ai që kontribuoi në golin e dytë për të tijët. Në minutën e 74-të të ndeshjes, sulmuesi shqiptar krosoi në mënyrë perfekte nga këndi, duke i dhënë shansin Andre që të shënonte, por ky gol nuk mjaftoi për të fituar ndeshjen.
Megjithatë, anësori i përfaqësueses së Kosovës ka zhvilluar një sezon fantastik, ku në 46 ndeshje ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.
Madje, Zhegrova ishte në garë edhe për çmimin “Lojtari i Vitit” në Francë, por që në fund u fitua nga Kylian Mbappe.