Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

“Është i talentuar”, trajneri i Lille për Zhegrovën: Shënon gola të jashtëzakonshëm, duhet ende të përmirësohet

Shkruar nga NEWSPORT
“Është i talentuar”, trajneri i Lille për
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ëhstë njëri prej futbollistëve më të mirë që ka Lille në gjirin e saj. Sulmuesi po shkëlqen me skuadrën franceze, ku ka arritur të shënojë gola spektakolarë dhe të japë edhe asist vendimtar.

Në lidhje me performancën e lojtarit “Dardan” ka folur trajneri i Lille. Bruno Genesio ka theksuar se Zhegrova ëhstë një futbollist shumë vendimtar, i cili shënon gola të jashtëzakonshëm. Gjithashtu ai nënvizon se 25-vjeçari duhet tende për t’u përmirësuar për t’u bërë një lojtar i kompletuaar.

“Ai është lojtar i talentuar, i cili është në gjendje ta bëj dallimin në çdo periudhë të ndeshjes. Kam marrëdhënie të mirë me të dhe ai mendon se mund të përmirësohet në vazhdimësinë e ndeshjeve të mira. Ai duhet që të jetë i mirë në çdo ndeshje dhe mendon se mund të përmirësohet në këtë aspekt”, deklaroi fillimisht Genesio për “Europe 1”. Ai është faktor sepse është në gjendje të shënojë gola të jashtëzakonshëm, ashtu siç ka bërë në kupat evropiane, sidomos në ato të playoffit. Është i dashur për të gjithë dhe është integruar shumë mirë te skuadra e Lille”, ka përfunduar timonieri i francezve.

Kujtojmë se këtë sezon në të gjitha garat ku Lille ka marrë pjesë, Zhegrova ia ka dalë të shënojë 8 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste. U ka shënuar gola Fenerbahçes, Slavia Pragas, Atletico Madridit, Paris Saint-Germainit, Strasbourgut e Rennesit, derisa asistime ka dhuruar kundër Juventusit e Le Havres.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga