
Paulo Fonseca
Pierre Sage nuk është më trajner i Olympique Lyon, me francezët që ditën e djeshme zyrtarizuan edhe largimin e tij. Tashmë stoli i tyre mbetet bosh dhe për këtë drejtuesit nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë nisur punën për gjetjen e një zëvendësuesi.
Sipas “L’Equipe” bëhet me dije se Paulo Fonseca është në “pole – position” për të marrë drejtimin e Olympique Lyon. Palët janë në bisedime të avancuara mes tyre, me John Textor që duket se është i gatshëm t’i ofrojë gjithçka për ta bërë pjesë të ekipit të tij.
Kujtojmë se Fonseca u shkarkua nga Milan pak javë më parë për shkak të rezultateve negative, teksa tashmë është i gatshëm të nisi një tjetër aventurën në një nga “top-5” ligat kryesorë në Europë.
View this post on Instagram
Poll