
Gianluigi Donnarumma
Gianluigi Donnarumma mund të ndryshojë ambient gjatë kësaj merkatoje. Janë disa klube që kanë interes për të kryesisht nga Premier League.
Saktësisht 3 skuadra angleze do të “luftojnë” mes tyre për italianin. Manchester United, Chelsea dhe Manchester City, të cilët bëhet me dije se janë të gatshme të shpenzojnë milionat për të.
Aktualisht 26-vjeçari ka kontratë me kampionët e Ligue 1 deri në vitin 2026 dhe parizienët presin një ofertë tunduese për ta lënë të lirë gardianin e portës. Bisedimet pritet të vazhdojnë në ditët në vazhdim dhe mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e ish-it të Milan.
Poll