Sulmuesi Endrick i cili luan për skuadrën e Olimpique Lyon, nuk ka zhgënjyer me performancën e tij gjatë ndeshjeve të fundit. Gjë e cila ka bërë që të fitojë shumë shpejt edhe simpatinë dhe mbështetjen e tifozëve.
19-vjeçari me origjinë nga brazili, u bë pjesë e fracezëve falë huazimit që u bë nga ekipi i Real Madrid në merkaton e janarit. Për shkak edhe të aftësive të tij shumë të mira në fushë, Endrick shpesh është krahasuar edhe me supertalentin Neymar, i cili po ashtu ka luajtur për një tjetër ekip francez i cili është PSG.
Ndërsa gjatë një intervistë të dhënë për mediat e huaj, sulmuesi u pyet si ndihet ai kur e krahasojnë me Neymar. Endrick gjatë fjalës së tij tregoi se Neymar është një futbollist shumë mirë, madje në nivelin e të jashtëzakonshme.
“Mos më krahasoni me Neymarin. Ai është shumë më i mirë. Kur mbërriti në Francë, ishte një lojtar i jashtëzakonshëm dhe bëri gjëra të pabesueshme. Në çdo ndeshje, kishte driblime, gola dhe asiste”, ka përfunduar 19-vjeccari.
Për t’u ndalur tek asiste dhe golat, Endrick ka bërë mjaft mirë pasi në 2 ndeshjet e luajtura për Olympique Lyonnais, Endrick ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 assist.
