
Dembele & Mbappe
Në këtë nisje sezoni, telashet për Paris Saint-Germain nuk kanë fund. Mbrëmjen e djeshme, Ousmane Dembele pësoi një dëmtim në sfidën mes Ukrainës dhe Francës dhe u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 81-të.
Por sulmuesi francez u fut në fushë në nisje të pjesës së dytë, duke zëvendësuar bashkëlojtarin e PSG-së, Desire Doue. Siç raportojnë mediat franceze, gjithashtu edhe ky i fundit ka hasur shqetësime.
Bëhet me dije se Desire Doue është larguar nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar dhe do të kthehet në Paris, së bashku me Dembele. Lajm aspak i mirë ky për trajnerin Luis Enrique që do të kuptojë në ditët në vijim shkallët e dëmtimit të tyre.
Poll