Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Kylian Mbappe i akuzoi se donin ta linin jashtë skuadrës, reagon PSG: Lojtar pa klas

Shkruar nga NEWSPORT
Kylian Mbappe i akuzoi se donin ta linin jashtë skuadrës, reagon PSG:
Kylian Mbappe - Nasser Al Khelaifi

Kylian Mbappe ësghtë lojtari më i ri i Real Madrid. Sulmeusi francez do të prezantohet te madrienët pas Euro 2024. Pavarësisht se ka marrë fund”telenovela’ për të ardhmen e tij, ende vazhdon të flitet për të.

Këtë herë një deklaratë e Mbappes nuk i ka pëlqyer aspak kampionëve të Ligue 1. Sulmuesi ndodhet në grumbullim me Francën dhe në një konferencë për shtyp foli për kalimin te Reali dhe largimin nga PSG-ja. Gjatë deklaratës së tij ai akuzoi parizienët se dëshironin ta linin jashtë ekipit në momentin që vendosi të largohet nga Franca. Sipas tij Luis Enrique dhe Luis Campos e ndihmuan duke e mbajtur në ekip.

Për këtë akuza ka ardhur edhe reagimi i klubti parizien. Kampionët theksojnë se Mbappe është treguar pa klas në deklaratën e tij dhe se pavarësisht të gjithave çdo gjë e thënë nga ai është e bujshme.

“Mbappe tregoi se nuk ka klas. Nasser Al Khelaifi nuk ka ndikuar asnjëherë në asnjë vendim të skuadrës. këtë e ka thënë edhe Luis Enrique, por pavarësisht të gjithave nëse Mbappe thotë diçka mediat e publikojnë dhe pastaj të gjithë e besojnë”, mbyllet deklarata e PSG.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga