Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Fitore modeste ndaj Auxerre-s, por PSG “blindon” edhe më shumë kreun

Shkruar nga NEWSPORT
Fitore modeste ndaj Auxerre-s, por PSG “blindon” edhe më
PSG

Auxerre u përball me PSG, në një sfidë e cila u mbyll me rezultatin 0-1, në favor të ekipit të Luis Enrique. Ndërsa ndeshja e sotshme ishte në kuadër të javës së 19-të të Ligue 1.

Pjesa e parë nuk surprizoi, kjo pasi anjëra nga skuadrat nuk e gjeti rrugën për tek rrjeta e rivalëve duke u mbyllur pa gola.

Ndërsa në 45 minutëshin e dytë u “vulos” dhe fati i ndeshjes, pasi Paris Saint-German iu fal golit të vetëm të Barcola. Nga asisti i Dembele, futbollisti finalizoi aksionin në minutën e 79-të, duke e çuar kështu edhe skuadrën në avancë.

Goli i pari dhe i fundit për PSG, por shumë i rëndësishëm pasi e nxorri ekipin nga fusha me triumf dhe 3 pikë më shumë.

E sa i takon klasifikimit në Ligue 1, ndikuar edhe nga rezultati i marrë sot, PSG vazhdon të "blindojë" edhe më shumë kryesimin nga ku ndodhet aktualisht me 45 pikë. Ndërsa Axurre e shef rivalin me “dylbi” pasi ndodhet në vendin e 17-të, me kuotën e 12 pikëve.

Fitore modeste ndaj Auxerre-s, por PSG “blindon” edhe më
Renditja e 2 skuadrave në Ligue 1

 

Poll

Lexo gjithashtu