Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

“Ditë të vështira pas eliminimit”, Luis Enrique: Mbappe? Largimi i tij nuk na prish punë

Shkruar nga NEWSPORT
“Ditë të vështira pas eliminimit”, Luis Enrique:
Kylian Mbappe - Luis Enrique

Eliminimi nga Champions League nuk ka lënë “shije” të mirë në Paris. Humbja ndaj Dormtund ndjehet ende dhe “heshjta” ka kapluar Parisin. Por jo vetëm kaq, ditën e djeshme Kylian Mbappe zyrtarizoi largimi nga parizienët në fund të këtij sezonit.

Luis Enrique doli në konferencën për shtyp ditën e sotme për të folur për skualifikimin nga Champions dhe largimin e Mbappe. Pikërisht për këtë të fundit deklaroi se asgjë nuk do të ndryhsojë ën skuadër, pavarësisht se sulmuesi frnacez do të largohet nga PSG-ja.

“Nuk fituam, është e qartë se ishin ditë të vështira. Për shkak të emocioneve të shkaktuara nga ky eliminim, ne nuk e mundëm dot Dortmund-in, ishim afër finales.

Mbappe? Ne e dimë këtë prej disa kohësh, nuk ndryshon gjë. Të gjitha vendimet e mia janë marrë në bazë të kësaj gjëje, kemi ende një trofe Champions-i për të fituar vitin tjetër, pavarësisht nga lojtarët që kemi në ekip, ne do të jemi më të fortë në sezonin e ardhshëm. Duhet thënë që Mbappe kaloi 7 vite këtu, ai është një legjendë e klubit, po ashtu është e qartë se ai është një lider. I jap 10 si njeri dhe si futbollist”, përfundoi timonieri spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga