Robert Lewandowski është në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcelonën. Sulmuesi pavarësisht formës fantastike që po tregon këtë sezon, mosha e tij nuk premton shumë për vitet e ardhshme.
Për këtë drejtuesit e Barcelonës kanë nisur punën për gjejtjen e një zëvendësuesi. Krerët e klubit duket se aktualisht kanë kthyer forkusin në Francë, ku kanë pikasur sulmuesin kryesorë të Lille.
Bëhet fjalë për Jonathan David, i cili shihet si zëvendësuesi idela i numrit 9-të te Barça. 24-vjeçarit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe duket se kalimi në Spanjë nuk pritet të jetë problem.
Kujtojmë se David ka arritur të shënojë 91 goloa dhe ka dhuruar 21 asiste në 194 paraqitje me Lille në dy sezonet e fundit.